Lori Hoxhallari ish-konkurrente e BB7, ka qenë modelja e klipit të Cozman. Në një intervistë për Paloma modelja seksi flet për këtë bashkëpunim të ri me reperin, por zbulon edhe detaje të jetës së tij personale.
E njihje më parë Cozman. Si ishte të punoje me të?
Bashkëpunimi me Cozman ishte vërtet diçka e bukur dhe e kënaqshme . Ai është natyrë e thjeshtë dhe shumë shakaxhi. Të bën të ndihesh si në shtëpi (qesh) .
Në klip ka skena shumë provokuese, na trego diçka më shumë rreth prapskenave të tij?
Prapaskenat nuk po i komentoj pasi ishin pjesë e punës dhe skenarit të tyre.
Duke qenë se Cozman tanimë është një djalë i lirë, pati diçka mes jush ?
Cozman mund të jetë i lirë po bashkë kemi thjesht shoqëri dhe respekt të dyanshëm . S’ka patur asgjë mes nesh.
Apo ti je e lidhur dhe nuk dimë gjë ne?
Statusi im ëshë single dhe problemi qëndron se s’postoj dot foto me meshkuj se mi bëjnë të dashur të gjithë. E përgënjeshtrova diçka të tillë para disa javësh.
Në fakt kënga është një baladë për dashurinë e humbur, e vuante Cozy këtë gjë?
S’mu duk sikur Cozmani e vuante këtë gjë, të paktën gjatë kohës që ishim duke xhiruar dhe mbrapa.