• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fjoralba Ponari na njeh me natyrën e saj të vërtetë, moderatorja publikon prapaskenat më ‘funny’ nga emisioni i ri

Prej 20 majit Fjoralba Ponari nisi një eksperiencë të re televizive, sa e veçantë po aq edhe sfiduese për të. Nga e hëna në të premte ajo prezantonte për publikun copëza të ndryshme të Tiranës duke filluar nga pikat turistike dhe duke vazhduar tek historitë njerëzore. Ditën e sotme “Ora e Tiranës” i erdhi fundi dhe Fjorlaba ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga momentet më ‘funny’ nga prapaskenat e emisionit. Si fillim ajo ka paralajmëruar ndjekësit në ‘Instagram’ se do të tregonte natyrën e vërtetë të saj dhe më pas publikoi videot. Në disa prej tyre moderatorja shfaqej duke ngatërruar tekstin apo duke rrëshqitur, gjëra tepër të zakonshme për një emision që xhirohet në terren.

Siç kuptohet nga videot kjo ka qenë një eksperiencë e vështirë, por mjaft e bukur për moderatoren, ndaj ajo do të rikthehet sërish në shtator në “Ora e Tiranës”. Fjoralba ka paralajmëruar se në sezonin e ri ka ende shumë gjëra për të treguar për kryeqytetin e Shqipërisë. Kujtojmë se paralelisht këtij programi, Ponari drejton një tjetër emision në “Top Channel”, “E diell” përkrah Nevina Shtyllës dhe Edi Manushit. /revistawho.com