• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fiton ‘The Voice UK’, trajneri i entuziasmuar pozon i zhveshur

Mbrëmjen e së shtunës ka përfunduar spektakli i njohur “The voice of UK’ 2019. Fituese është shpallur këngëtarja Molly Hocking me trajner Olly Murs. Ky i fundit ka çuditur të gjithë fansat e tij, pasi menjëherë pas fitores në festën e organizuar është zhveshur krejtësisht. Ai i entuziasmuar është ulur në karrigen e tij të gjyqtarit dhe ka pozuar përpara aparatit fotografik, raporton ‘Daily Mail’.

Konkurentja e tij 18-vjeçare Molly doli si kampione kundër Bethzienna Williams, Deana Walmsley dhe Jimmy Balito pasi publiku e votoi me më shumë pikë.

Kujtojmë që Olly Murs ka qenë në rolin e trajnerit për dy vite radhazi, po kjo është hera e parë që fiton./revistawho.com

CLOSE
CLOSE