• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fiori Dardha zbulon sekretin që fshihet pas pamjes së kuruar të çdo dite, askujt nuk i ka shkuar mendja

Gazetarja e njohur, Fiori Dardha, drejton prej disa sezonesh emisionin investigativ ‘Boom’ së bashku me kolegen e saj, Rozana Radi. Duke qenë se vajzat kanë një emision të përditshëm, u duhet të kujdesen për pamjen e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë me një video në ‘Instastory’, Fiori na ka treguar një sekret që jo çdokujt mund t’i kishte shkuar në mendje.

Ajo ka treguar se prej disa kohësh, kujdeset vetëm për ‘makeup-in’, pasi në kokë vendos paruke në ngjyrën e flokëve të saj, duke pasur të njëjtin model flokësh çdo ditë. Ndonëse askush nuk e kishte menduar këtë detaj, ka qenë vetë gazetarja që e ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj, duke ndihmuar kështu në një mënyrë të gjithë ata që kanë të njëjtin problem si Fiori.

Kujtojmë se më parë Dardha ka drejtuar emisione te tjera investigativë dhe jo vetëm, duke u bërë një nga emrat më të njohur të gazetarisë./revistawho.com