Prezantuesja e emisionit investagativ Fiori Dardha , ka kujtuar një ngjarje të rëndësishme në jetën e saj, siç është fejesa.
Ajo më herët ka deklaruar se ende nuk ka bërë një martesë me partnerin e saj me të cilin ka edhe një djalë, por shprehet e lumtur që tashmë kanë kaluar plot 10 vite që nga dita e fejesës.
Në profilin e saj ajo i ka kushtuar edhe një dedikim për bashkësortin.
“Festojmë 10 vjetorin e fejesës tonë sot, (se mukajeti na ka lënë pa martuar).
Të DUA më shumë se ditën e parë e jam e bindur që nesër do të të dua edhe më shumë!
Të DUA jo vetëm se të kam babin e Abelit, por se je ai me të cilin dua të kaloj çdo ditë të jetës sime!
Të DUA sepse je ti! Unik!
Të DUA edhe kur më ngre nervat!
Të DUA edhe kur refuzon të bësh foto!
Të DUA edhe kur vendos që të shkosh ne prova e të mos e kalosh mbrëmjen me mua!
Madje madje, TË DUA edhe kur gërhet ndonjëherë! (do më vrasësh kur te lexosh këtë)
Te jesh i bindur që do të Të DUA edhe kur pasi t’i lexosh këto fjalë, do kthehesh nga unë e do më thuash: “A ti s’mbush mirë, o Fior'”.