• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Filmi i ri i Disney-t, Borëbardha me motër

Në vitin 1937, ‘Walt Disney Productions’, ka lansuar filmin e parë të animuar të Borëbardhës dhe shtatë xhuxhave. Por tani ata janë duke punuar për realizimin e ardhshëm ku do të jetë edhe motra e Borëbardhës, Rose Red, e cila shumë shpejtë do të bëhet një yll. Rose Red duket do të jetë motra e Borëbardhës, por jo nga një njerkë e keqe dhe shtatë xhuxhat. Borëbardha dhe Rose Red do të jenë motra krejtësisht të ndryshme nga përralla e prezantuar nga Vëllezërit Grim, ku pritet që të zgjojë interesimin e të gjithëve për këtë rrëfim. Rose Red do të nisë një udhëtim për të ndihmuar motrën e saj Borëbardhën.