• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fifi sqaron njëherë e mirë ‘konfliktin’ me Rinën: Jam kundër gjërave të shtirura

Fifi ka hapur edhe njëherë tjetër opsionin ‘Ask a question’ në Instagram, duke lejuar në këtë mënyrë fansat që t’i drejtojnë pyetje. Njëra prej tyre lidhej me ‘konfliktin’ që thuhet se ka Fifi me reperen Rina.

Sipas mediave dhe fansave, njëra prej këngëve të Filloretës është një ‘diss’ për reperen e njohur, kështu që këngëtarja ka përfituar nga rasti për të sqaruar gjithçka. “Që të sqarohem një herë e mirë. Unë nuk jam kundër askujt si individ. Kurrë nuk kam qenë. Unë jam kundër gjërave të shtirura. Aty të ‘kërcej në qafë”,-shkruan Fifi duke shpjeguar gjithçka.

Siç edhe mund ta kuptoni problemi është vetëm profesional dhe jo personal, por nuk duket se do të marrë ndonjëherë zgjidhje. Fifi është plotësisht kundër gjërave të pavërteta dhe muzika që bën Rina, sipas saj është e tillë. Ju jeni në një mendim me të?/revistawho.com