• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fifi shfaqet me ‘look’ të ri, këngëtarja i pret flokët shkurt

Kohët e fundit Fifi ka eksperimentuar shpesh me pamjen, herë me paruke e herë me flokët e saj. Para pak muajsh këngëtarja u shfaq me flokë biond, të cilët më vonë rezultuan të ishin paruke, ndërsa së fundmi ajo ka vendosur t’i presë flokët shumë shkurt. Pavarësisht se para pak javësh u shfaq me flokë deri në gjatësinë e supeve, së fundmi Fifi i ka prerë flokët në stilin ‘bob’ duke i shkurtuar akoma më shumë. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ video gjatë procesit të lyerjes e më pas është shfaqur me rezultatin final, duke treguar se i pëlqen shumë modeli i ri i flokëve.

Ky stil flokësh është një nga trendet e këtij sezoni, ndaj Fifi ka vendosur ta ndjekë dhe mund të themi se edhe në këtë formë duket mjaft bukur. Këngëtarja pritet që së shpejti të prezantojë këngën e saj “Mbarova” në “Kënga Magjike”, ndaj dhe këtë ndryshim në ‘look’ duhet ta ketë bërë për këtë rast. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE