• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Feston sot ditëlindjen, Orgesa Zaimi tregon çfarë ka kuptuar pasi hyri në të 30-tat

Orgesa Zaimi feston sot 34-vjetorin e lindjes e rrethuar nga urimet dhe dashuria e familjarëve, miqve dhe fansave të saj. Në ditën më të rëndësishme për të, këngëtarja ka treguar me pak fjalë të gjitha ndjesitë që po përjeton në këtë përvjetor dhe shumë do ta kuptojnë. “Me të kaluar të 30-tat njeriu kupton që e duan. Mirënjohëse për jetën që kam dhe për çdo njeri që më rrethon. Zot faleminderit. E bekuar”,-shkruan ajo krahas një fotoje të saj me buqetë lulesh në dorë.

Kujtojmë se këngëtarja është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze dhe është shumë aktive me karrierën e saj muzikore dhe koncertet e shumta. / revistawho.com