• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Festivali i njohur bën bashkë anëtarët e pallatit ‘Kensington’, vëmendjen e merr Meghan Markle

Mbrëmjen e kaluar Meghan Markle dhe Princi Harry morën pjesë në festivalin e përkujtimit mbretëror britanik. Koncerti vjetor përkujton njerëzit që humbën jetën tragjikisht në konflikte. Në këtë event ishin gjithashtu pjesëmarrës Kate Middleton dhe Princi William, ndonëse vëmendjen e ‘vodhi’ çifti i Sussex.

Duka dhe dukesha e Sussex dukeshin mjaft bukur kur mbërritën së bashku në ‘Royal Albert Hall’ në Londër, duke bërë që të gjithë të kthejnë sytë nga ata. Meghan kishte veshur një fustan në ngjyrë të zezë, me të cilin dukej mjaft fine. Veshja e Meghan ishte kombinuar me një palë taka në po të njëjtën ngjyrë, shuma e të cilave shkonte deri në 750 dollarë.

Ashtu si çdo dalje tjetër publike Markle dhe Harry kanë bërë që të adhurohen edhe  më shumë nga ndjekësit e tyre ‘të zjarrtë’./revistawho.com