• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme

Festivali i fundvitit, emrat BIG që rikthehen në konkurrim

Festivali i Këngës në RTSH duket se premton edhe këtë vit surpriza. Pas edicionit të vjetshëm, ku në festival pati më shumë se dy emra pretendentë, duket se edhe këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë. Emra të tillë si Eliza Hoxha, Eranda Libohova, Jonida Maliqi, Soni Malaj, Vikena Kamenica, rikthehen në skenën e festivalit të fundvitit pas shumë vitesh. Ndërkohë të tjerë emra të njohur si Bojken Lako, Elton Deda, Orgesa Zaimi, etj, vazhdojnë pjesëmarrjet në këtë kompeticion, për të provuar emocionet e live-t. Festivali i Këngës në RTSH zgjedh këngën përfaqësuese të Shqipërisë për në Festivalin Europian dhe duket se edhe këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë. Më poshtë lista e plotë e pjesëmarrësve. / revistawho.com