• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Festë në familjen e Kidës, këngëtarja zgjedh fjalët më të veçanta për të uruar njeriun e shtrenjtë

Dita e sotme është mjaft speciale për familjen e këngëtares së njohur, Kida. Nëna e saj, Valentina, feston ditëlindjen dhe për njeriun më të shtrenjtë Kida ka zgjedhur fjalët më të veçanta për ta uruar. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi me të ëmën dhe përkrah saj ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime! Jam e bekuar që të kam ty, të uroj më të mirat, të paça për jetë! Të dua shumë”.

Siç duket nga fotot e publikuara, Kida ka marrë nga nëna tiparet më të mira dhe të dyja ngjajnë si shoqe me njëra-tjetrën. Këngëtarja e njohur ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë të ngushtë me familjarët e saj, por në veçanti me nënën, si pjesa më e madhe e vajzave. Përsa i përket karrierës, kujtojmë se Kida pak kohë më parë u largua nga labeli “On Records” dhe shumë shpejt do të publikojë këngë si artiste e pavarur. /revistawho.com