• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Festa e baballarëve solli dhe foton e radhës të Archie-t, çifti mbretëror publikon pamjen e veçantë

Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të quajtur Archie, në datë 6 maj. Fotot e vogëlushit të cilat u publikuan nga pallati mbretëror, krah mbretëreshës, Princ Charles dhe pjesëtarëve të tjerë të pallatit bënë xhiron e rrjetit dhe menjëherë pas saj ndjekësit nisën të spekulonin se kur do të publikohej foto e radhës.

Ditën e djeshme, duka dhe dukesha i Sussex, kanë vendosur të ndajnë me të gjithë një foto tjetër të Archie-t, me rastin e festës së baballarëve. Duke uruar këtë ditë të veçantë, faqja zyrtare e çiftit ka zbuluar pamjen e djalit të vogël, i cili shfaqet në krahët e Harry-t.

Kujtojmë se fillimisht Markle ka preferuar të ketë një shtatzëni sa më private dhe të mos e publikojë pamjen e të birit, megjithatë rregullat e pallatit mbretëror nuk e lejonin këtë gjë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE