• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Fëmijët më dhanë forcë”, Angelina i prek të gjithë me rrëfimin për periudhën më të errët të jetës

Angelina Jolie ka kaluar një periudhë të vështirë pas ndarjes nga Brad Pitt dhe këtë gjë ka vendosur ta tregojë publikisht. Aktorja u nda nga Pitt në vitin 2016 dhe për rreth 4 vite nuk u shfaq në ekran, derisa vendosi të rikthehej për rolin e saj në “Maleficent: Mistress of Evil”. Angelina ka zbuluar se ka qenë mbështetja e madhe e fëmijëve të saj që e ndihmoi të kalonte periudhën më të errët të jetës. “Vitet e fundit nuk kanë qenë të lehtë, kam pasur ulje-ngritjet e mia, nuk jam ndjerë shumë e fuqishme. Ne të gjithë kemi periudhat tona të vështira, është shumë e ngjashme me rolin tim në film, fuqia ime është nga fëmijët e mi, unë nuk punova, fëmijët më donin mua në shtëpi. Kushdo që është prind e di se ka një fuqi brenda vetes që rritet kur duhet t’i mbijetosh gjithçkaje dhe të jesh mjaftueshëm i fortë për fëmijët”, ka rrëfyer Jolie. Ajo ka shtuar se fama nuk është e rëndësishme për fëmijët e saj dhe se atyre ju pëlqen të kenë një jetë normale. Angelina dhe Brad kanë 6 fëmijë, të cilët pas divorcit u caktuan të jetonin me nënën e tyre. /revistawho.com