• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fejohet ish-banori i “Big Brother Albania’, Damiano Agalliu publikon foto nga ceremonia

Ditën e sotme një prej banorëve më të komentuar të “Big Brother Albania” është fejuar.
Bëhet fjalë për Damiano Agalliun, i cili e ka bërë publik lajmin në ‘Instagram’.
Ai ka njoftuar ndjekësit e tij se ditën e sotme është fejuar me të dashurën e tij dhe ka postuar fotot me unazë gjatë ceremonisë.
“Dhe një ditë dielli do të lindë, mbase nuk do ta dallosh direkt, por do ta kesh atë ndjesi. Dhe më pas do e gjesh veten duke menduar për diçka tjetër, për dikë që nuk ka lidhje me të shkuarën. Për dikë që është vetëm e jotja, dhe do ta kuptosh, se është arsyeja e jetës tënde”, ka shkruar ai.
Damiano nuk e kishte bërë publike se ishte në një lidhje e për më tepër identitetin e vajzës, por duket se këtë hap kaq të rëndësishëm e ka marrë duke qenë shumë i dashuruar.