• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fatma Methasani feston ditëlindjen, Alfio e surprizon me dedikimin e veçantë

Moderatorja e famshme Fatma Methasani është prej disa vitesh në një lidhje të bukur dashurie me Alfio Rrotani, e së fundmi çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata shpesh publikojnë momente të veçanta së bashku në rrjete sociale. Sot Fatma, feston ditëlindjen dhe Alfio ka publikuar një foto të të dyve me një dedikim special. “Sot ka ditëlindjen zemra ime e vogël e kuqe!!! Faleminderit që më mëson çdo ditë e më shumë se çfarë është dashuria e vërtetë. Faleminderit që më bën të ndihem në shtëpi kudo që jam me ty!!!”, shkruan ai bashkangjitur postit ku shihet i shoqëruar më Fatmën të cilës tashmë i duket barku i rrumbullakosur. Duket se moderatorja e ka nisur ditëlindjen në mënyrën më të bukur. E ku ka më mirë sesa me një dedikim të tillë nga njeriu i zemrës.