• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fansat zbulojnë sekretin e Taylor Swift, të gjithë janë të bindur se ajo është fejuar

Së fundmi Taylor Swift ka publikuar këngën “ME!”, e cila tregon shumë detaje rreth këngëtares. Në videoklip shfaqet një djalë që i ofron Taylor një unazë fejese dhe ajo nuk pranon, por kur i jep një kotele, atëherë këngëtarja pranon edhe unazën. Kjo do të thotë se zemrën e Taylor dikush mund ta fitojë më lehtë përmes një maceje se sa një unaze. Megjithatë e gjithë kjo skenë duket se mbart edhe një sekret për jetën private të Swift. Vetë këngëtarja ka treguar se në videoklipin e këngës fshihet diçka dhe i kanë lënë fansat e saj të mendohen se për çfarë bëhet fjalë. Pjesa më e madhe e tyre kanë filluar të dyshojnë se përmes këtij klipi Taylor do të tregojë se është fejuar.

Në një sekuencë të videoklipit Taylor shfaqet me një unazë në gisht duke shtuar akoma dhe më shumë dyshimet për fejesë.

Këngëtarja ka disa vite që është në një marrëdhënie me Joe Alwyn, por gjatë gjithë kësaj kohe është treguar shumë e rezervuar për këtë histori dashurie. Tashmë nuk dihet nëse ajo është fejuar vërtet apo jo, por shumë shpejt pritet që të ketë një reagim nga ana e Taylor. /revistawho.com