• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fansat të irrituar pas Chris Brown: Mjaft komentove në fotot e Rihanna-s, largohu!

Marrëdhënia e yllit të muzikës pop, Rihanna dhe Chris Brown ka qenë ndër më të komentuarat në rrjet që prej ndarjes së bujshme në vitin 2009. Pavarësisht raportit të tyre, këngëtari ka zgjedhur ta lërë pas gjithçka dhe nuk ka hezituar të komentojë herë pas here në fotot që artistja ka publikuar në llogarinë në ‘Instagram’.

Komentet e fundit të lëna në postimet e Rihanna-s duket se i kanë acaruar mjaft fansat e këngëtares të cilët i kanë kërkuar publikisht Chris ta lërë të qetë.

“A e ke seriozisht?”, “Lëre të qetë”, “Ke nevojë për ndihmë”, ishin disa prej thirjeve të fansave ndaj Brown. Pavarësisht këtyre reagimeve, këngëtari ka zgjedhur të mos i përgjigjet askujt në asnjë lloj forme.

Kujtojmë se momentalisht Rihanna është në një lidhje me miliarderin saudit, raport të cilin e ka zyrtarizuar tashmë./revistawho.com