• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Familja ‘Kardashian-Jenner’ i festojnë Pashkët në festivalin e ‘Coachella’, shkak bëhet Kanye West

Familja Kardashian-Jenner festuan Pashkët ditën e dielë në festivalin e ‘Coachella’, në të cilën performoi dhe Kanye West. Përpara se performanca e tij të niste, partnerja e tij, Kim Kardashian, promovoi këtë koncert në rrjetet e saj sociale, ‘Twitter’ dhe ‘Instagram’.

Miliarderja e famshme publikoi gjithashtu një video ku shfaqej bashkë me vajzën e saj North West. Video përfundonte duke u shfaqur e gjithë pjesa tjetër e familjes, të cilët uronin festën e Pashkëve. Kujtojmë se familja Kardashian-Jenner është duke përgatitur sezonin e tyre më të fundit të show-t ‘Keeping Up With The Kardashians’.

Ashtu siç është bërë e ditur dhe më parë, këtë herë vajzat do të bëjnë pjesë të xhirimeve dhe përjetimet e gjithë ndodhive të fundit që kanë ndodhur në mesin e tyre./revistawho.com