• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Evi Reçi përmbledh në 3 fjalë gjithçka që ka mësuar për jetën

Kënngëtarja dhe moderatorja e njohur, Evi Reçi tregoi për të gjithë se tërmeti i datës 26 nëntor, i mori disa nga njerëzit më të dashur, xhaxhain dhe familjen e tij. Pas këtij momenti tepër të vështirë në jetën e saj, Reçi vendosi të bënte një deklaratë publike, duke u shprehur në emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ se jeta është gjëja më e shtrenjtë që kanë të gjithë.

Ndërsa pak orë më parë, Evi ka publikuar një foto nga emisioni i sotëm, krah së cilës ka dhënë një tjetër mesazh të rëndësishëm. “Në tri fjalë unë mund të përmbledh gjithçka që kam mësuar për jetën: Ajo thjesht vazhdon”, ka shkruar Reçi në postimin e saj të fundit në ‘Instastory’.

Kujtojmë se tragjedia e 26 nëntorit tërhoqi vëmendjen edhe të mediave të huaja, të cilat e cilësuan tërmetin e atij mëngjesi si një ndodhi të papritur e cila i mori jetën shumë njerëzve./revistawho.com

CLOSE
CLOSE