• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Eventi i fundit i sjell shumë probleme Meghan Markle, çfarë kanë vënë re fansat prej saj?

Stilistja e njohur Stella McCartney e cila dizajnoi veshjen e dukeshës së Sussex, gjatë eventit të përkujtimit të veteranëve të luftës, duket se është ndeshur me një sërë komentesh në postimin e fundit në rrjetet sociale. Ajo ndau me të gjithë një foto të Meghan Markle gjatë këtij momenti, megjithatë fansat kanë nxituar të komentojnë duke theksuar se Stella po promovonte markën e saj dhe jo të nderonte veteranët për festën.

Këto reagime kanë bërë që stilistja ta fshijë foton, për të shmangur të gjitha komentet negative. Nga ana tjetër dukesha e Sussex ka rënë në sy gjatë këtij eventi për shkak të një momenti kur vendosi dorën mbi bark. Të gjithë kanë spekuluar se tashmë ajo është në pritje të ëmbël me fëmijën e dytë, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar nga vetë çifti.

Kujtojmë se disa ditë më parë Princ Harry pyeti gjatë një aktiviteti të mbajtur në Londër se si është të kesh 2 fëmijë. Këto situata e kanë përforcuar më shumë idenë se çifti është në pritje me fëmijën e dytë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE