• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Evën nuk e dua pranë këtë vit”, çfarë ndodhi midis dyshes së ‘Dance With Me’ kësaj here?

 

Moderatori i njohur, Ermal Peçi ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Pop Culture’ në një intervistë me Dojna Memën. I pyetur nga kjo e fundit se cilat janë 3 emrat që nuk do i donte më pranë vetes në 2020, Ermali i ka surprizuar të gjithë me përgjigjen e tij mjaft transparente.
“Nuk do të merrja Valerin me të cilin grindem gjatë gjithë kohës. Ai jeton vetëm për të bërë zhurmë. Valer nuk të dua. Florin nuk e dua meqë ishim kokë për kokë tek ‘Dance’. Flori nuk të dua. Nuk do të merrja as Evën. Eva nuk do e keqkuptojë”, u shpreh Ermali.
Nuk dihet nëse kjo deklaratë e moderatorit lidhet me një situatë reale të ndodhur midis tyre, apo ai e ka përmendur sepse i është dashur të përgjigjet me tre emra, megjithatë kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë ata./revistawho.com