• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Eva Murati flet për filmin e fundit: Më ka bërë të mendoj për të birësuar një fëmijë

Eva Murati ka qenë e ftuara e radhës në programin e pasdites ‘Rudina’ dhe ka folur për karrierën e saj si moderatore dhe aktore. Sigurisht nuk mund të kalonte pa vëmendje momenti kur bukuroshja e ekranit rrëfeu pak nga detajet e filmit më të fundit ku ka luajtur rol protagonist.

“Në film unë jam kujdestare e shtëpisë së fëmijës që gjithë kohës përpiqet të japë maksimumin. Eksperienca në shtëpinë e fëmijës në Sarandë ka qenë e jashtëzakonshme. Edhe tani që e kujtoj më rrënqethet mishi. Është një realitet komplet tjetër dhe më ka bërë të kuptoj se jam me fat për shumë gjëra në jetë”,-u shpreh Eva duke folur me emocion për ngjarjet që zhvillohen në film, por duke ruajtur detajet.

Më tej ajo tregoi se edhe planet e saj për të ardhmen kanë ndryshuar disi pas kësaj eksperience. “Ata fëmijë më kanë bërë të mendoj  që në të ardhmen të adoptoj një fëmijë. Janë plane për të ardhmen e largët, sepse unë vetëm para pak ditësh mbusha 24 vjeç. Fustani i bardhë dhe fëmijët janë goxha larg. Padyshim që do doja të kisha fëmijët e mi biologjikë. Shpresoj që dhe unë të kem tre fëmijë si gjyshja dhe mami. Nuk e përjashtoj mundësinë e birësimit sepse kjo eksperiencë ka qenë nga ato që të ndryshojnë jetën”,-rrëfeu aktorja. Siç duket kjo eksperiencë kinematografike ka ndikuar shumë tek Eva dhe kjo nuk është aspak e habitshme, pasi 24-vjeçarja ëshët e lidhur ngushtë me aktrimin dhe renditet ndër emrat më të mirë mes aktorëve të rinj. / revistawho.com