• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Është sukses nëse arrin të ringrihesh”, ja si e përkufizon Alba momentin e sikletshëm në ‘Dance With Me’

Alba Hoxha ka qenë shpeshherë e komentuar në mediat rozë për shkak të një raporti më shumë se miqësor me koreografin Albi Nako, të cilën vetë dyshja nuk e ka pranuar në asnjë moment. Ndonëse për disa kohë ajo nuk e ndiqte më në llogarinë në ‘Instagram’ balerinin e njohur, duke shtuar kështu më shumë dyshimet, ‘Dance With Me’ e rikthehu sërish pranë të njëjtit staf që ka punuar edhe më parë.

Së fundmi Hoxha ka ndarë në llogarinë në ‘Instagram’ një video gjatë një prej performancave të netëve live të spektaklit, duke shoqëruar partnerin e saj në kërcim, Valer Kolnikaj. Ndonëse i është dashur të bëjë një padieshkë dhe të hipë në shpatullat e Kolnikaj, Alba ka rrëshqitur, por nuk është dorëzuar me kaq. Ajo provoi pak sekonda më vonë të njëjtën gjë dhe arriti të përfundonte lëvizjen e nisur. “Epo gjëra që ndodhin janë. Në jetë shpesh ndeshemi me pengesa e rrëzime dhe nuk është dështim nëse rrëzohesh, por është sukses nëse arrin të ringrihesh”, ka shkruar Alba krah videos ku ka shfaqur momentin e sikletshëm.

Pavarësisht pengesës së momentit, duket se balerina nuk e ka vrarë aspak mendjen, por e ka përdor këtë ndodhi për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm, se kurrë nuk duhet të dorëzoheni./revistawho.com