• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Është një nga këngëtaret më të suksesshme, por si dukej Dhurata Dora përpara famës?

Sot renditet si një nga këngëtaret më të suksesshme të showbiz-it shqiptar dhe jo vetëm. Dhurata Dora ia ka dalë të vjedhë zemrën e publikut me talentin dhe pamjen e saj fizike që në daljet e para, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se si dukej ajo përpara famës? Këngëtarja ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet në një studio inçizimi, me një palë kufje në vesh. “11 vjeçe. Jam mirënjohëse dhe e bekuar”, ka shkruar ajo duke zbuluar kështu se pasioni për muzikën ka filluar që në moshë të vogël. Pranë kësaj fotoje, Dhurata ka bashkangjitur dhe foto tjetër të saj, gjatë një performance në kocert, për të treguar se ëndrra e saj është realizuar. Në postim nuk kanë munguar dhe komentet nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj të zjarrtë ‘dorators’, të gjithë duke e komplimentuar dhe duke e përgëzuar për arritjet. Kujtojmë se kënga e fundit e Dhuratës ishte bashkëpunimi me Soolking, ‘Zemër, këngë e cila ka thyer rekorde në shumë vende të botës./revistawho.com