• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Është një nënë shembullore, por edhe Emina Çunmulaj ndonjëherë i “thyen rregullat”

Emina Çunmulaj është nënë e dy vajzave dhe gjatë këtyre viteve i është dedikuar plotësisht përkujdesit ndaj tyre. Shumë rrallë ndodh që vajzat e saj t’i lërë vetëm, sepse Emina dëshiron që të jetë gjatë gjithë kohës pranë tyre. Pavarësisht se është një nënë shembullore, duket se dhe Emina ndonjëherë i thyen rregullat. Rekomandohet që fëmijët të mos konsumojnë gjëra të ëmbla, sepse nuk janë të shëndetshme, por Emina ka treguar se ka raste që të tilla këshilla nuk i ndjek. Ish-modelja ka publikuar në ‘Instagram’ një video të vajzës së të madhe Ella, e cila shihet duke ngrënë një lëpirëse në mëngjes.

“Po unë jam ajo mama. Unë i lë fëmijët e mi të hanë karamele ndonjëherë. Dhe ato i dashurojnë”, ka shkruar Emina bashkangjitur videos. Ndonjëherë është e vështirë që të ndalosh një fëmijë të konsumojë diçka që e pëlqen dhe Emina na tregoi se nuk është keq që t’i lëmë t’i shijojnë dhe të provojnë gjithçka. Kujtojmë se përveç Ellas, Çunmulaj ka dhe një vajzë tjetër të quajtur Mia, që në muajin maj festoi 1-vjetorin e lindjes. /revistawho.com