• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Është gati, shumë shpejt publikohet kënga e Ledri Vulës me Skivin

Në vitin 2005 në tregun muzikor hyri një grup i ri që mbante emrin “Skillz”. Ata shumë shpejt rrëmbyen zemrat e publikut dhe arritën që të krijonin këngë, të cilat mbahen mend edhe sot. Por 7 vite pasi punuan bashkë, anëtarët e grupit u shpërndanë dhe secili prej tyre vazhdoi karrierën si solist.
Ndarja e tyre nuk u prit aspak mirë nga fansat dhe shumë kërkonin ribashkimin e grupit të njohur. Megjithatë duket sikur ‘lutjet’ janë dëgjuar. Burime për ‘Iconstyle.al’ kanë zbuluar se dy reperët, Ledri dhe Skivi janë rikthyer dhe kanë gati këngën e tyre. Projekti pritet të publikohet në ‘Youtube’ në datën 21 dhjetor.
Kujtojmë se pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulluan disa foto ku Ledri dhe Skivi shfaqeshin së bashku në një nga lokalet e qytetit./revistawho.com