• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ermal Mamaqi sqaron debatin në ‘Xing’: Alyne më ngriti kurth

Ditën e djeshme i ftuar në emisionin ‘Provokacija’, ishte moderatori i njohur Ermal Mamaqi. Përgjatë bisedës Ermali tregoi për herë të parë për incidentin që i ndodhi me partneren e blogerit të njohur të udhëtimeve, Alyne. Ai u shpreh se bloggerja i ka ngritur kurth. Moderatori tregoi se duke qenë se Alyne mbron të drejtat e grave, ka shfrytëzuar emisionin e tij, për të dhënë mesazhe se në Shqipëri trajtohen gratë si objekte.
“Aline me ngriti një kurth mua, duke shfrytëzuar momentin në emision për të mbrojtur kauzën e saj në mbështetje të grave. Kjo vajzë ishte shumë e talentuar për ta shfrytëzuar momentin. Duke e parë veten si aktiviste për mbrojtjen e femrave, tha po e shfrytëzoj këtë moment dhe e bëri. Po përgatis një video që do të dalë këtë javë dhe do të sqarojë se ky emision është për humor dhe nëse ne do të analizonim çdo fjalë, çdo veprim, nuk do të qeshnim kurrë’, shprehet Mamaqi.
Intervista e blogerit Nuseir Yassin e transmetuar javë më parë në emisionin “Xing me Ermalin”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas incidentit që ndodhi me të dashurën e tij Alyne. Ajo u përlot në emision pasi nuk i pëlqeu pyetja provokative e Kejvinës.