• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Erion Isai kandidon për kryetar bashkie, Ardit Gjebrea e mbështet publikisht

Ditën e sotme Partia Socialiste ka zbardhur emrat e kandidatëve për të gjitha bashkitë e vendit. Në listë figuron edhe emri i aktorit të njohur të humorit, Erion Isai, i cili këtë vit do të kandidojë për bashkinë e Kolonjës. Prej kohësh emri i tij qarkullonte në media për këtë kandidim, por ai preferoi që të mos e konfirmonte lajmin deri në fund. Duke qenë se kjo është një arritje e madhe për të, Erioni ka marrë edhe mbështetjen e Ardit Gjebreas. Moderatori i njohur ka shkëputur lajmin për kandidaturën e Erion Isait nga një televizion dhe përkrah tij ka shkruar: “Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si President të vendit, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i saponisur”. Ndërsa aktori i njohur e ka falenderuar Gjebrean publikisht për këtë vlerësim.

“Kur vlerësimi dhe mbështetja vjen nga Ardit Gjebrea ajo është dyfish përgjegjësi. Faleminderit mik!”, ka shkruar Erioni. I ftuar pak ditë më parë në emisionin “TempOra” aktori tha se do të donte të jepte një kontribut për qytetin e tij të lindjes, ku ka jetuar për 15 vjet. Kujtojmë se Erion Isai mban postin e drejtorit të përgjithshëm të “Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë” dhe prej muajsh ka nisur punën në rubrikën “Be Coffe” përkrah Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut në “E diela Shqiptare”. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE