• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Erik Lloshi shprehet i revoltuar: Duhet të ketë rregulla, 2.9 milionë shqiptarë po dalin këngëtarë

Ditën e sotme Erik Lloshi ishte një ndër të ftuarit special në emisionin “Ditë e Re” në “RTV Ora”. Gjatë bisedës për profesionin e tij, Eriku ka treguar se përveç këngëve që publikon ai punon edhe si mësues për muzikën e lehtë në një shkollë private. Ndër të tjera Lloshi ka shprehur edhe pakënaqësinë për tregun muzikor shqiptar, sepse sipas tij çdo ditë e më shumë po dalin këngëtarë të rinj që nuk ja kanë idenë e këngës. Ai ka thënë se vetëm 10% e këngëtarëve dinë notat muzikore, sepse shumica e tyre as që e kanë studiuar muzikën.

“Vetëm 10% e tyre i dinë notat muzikore, se nuk ja kanë idenë fare. Asnjëri prej tyre nuk e kupton që çdo gjë nis nga ato nota muzikore. 12 nota muzikore ka, jo 7, sepse unë i bie dhe pianos dhe i njoh shumë mirë. Shumica e dinë 7, por nuk janë aq. Kam studiuar për kanto, kam studiuar për piano 12 vite, e njoh shumë mirë muzikën. Kam titullin këngëtar në diplomë”, ka treguar Eriku. Më pas disi i revoltuar ai është shprehur se duhet të ketë censurim, rregulla që jo çdokush të bëhet këngëtarë. “Po futet kushdo në treg. Po çohemi në mëngjes dhe po shikojmë çudira. Hap ‘Instagramin’, më çudisin të gjithë. Nga 3 milionë shqiptarë që janë pak a shumë, mbi 2.9 milionë janë këngëtarë”, ka thënë Lloshi. Eriku ka shumë vite që është pjesë e tregut dhe falë talentit të tij ka arritur të fitojë disa çmime në kompeticionet më të mëdha në vend, por mbi të gjitha nuk e ka humbur asnjëherë pëlqimin që publiku ka për këngët e tij. Kujtojmë se 1 javë më parë ai u paraqit me këngën “Zhgënjimin kisha” si pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike”. /revistawho.com