Reperi i famshëm Rigels Rajku i njohur nga të gjithë si Noizy ka publikuar sot këngën e tij më të re me titull “Grande”. Ai e ka shoqëruar materialin e ri muzikor me një videoklip në të cilin shfaqen disa personazhe publikë, pjesë të familjes OTR si Enca e Çiljeta. Mirëpo ai që na ra në sy ishte një tjetër imazh. Në videoklipin “Grande” shfaqet edhe Erik Fullani, djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Eriku i cili tashmë gëzon një formë të shkëlqyer fizike, ka menduar të mos jetë i famshëm vetëm prej emrin të të atit, por të kthehet edhe vetë personazh. Ai është një nga fihurat që shfaqen në videon e Noizyt, me të cilin e lidh edhe miqësia.