• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Eranda Libohova rrëfen humbjen e madhe: Me nënën nuk ngopesh kurrë

Eranda Libohova një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, ka qenë sot e ftuar në studion e Rudina Magjistarit ku ka rrëfyer humbjen e madhe të jetës së saj. Libohova tregoi se pak kohë më parë ajo humbi nënën me të cilën jetonte prej shumë vitesh. Në intervistën me Rudinën ajo është shprehur se i mungon çdo ditë dhe se tashmë vendi i saj në shtëpi është gjithmonë bosh. ‘Me nënën nuk ngopesh kurrë’, tha Eranda Libohova, duke kujtuar shprehjen e një mikeshe të saj, teksa bënte rezistencë të mbante lotët. Rudina kujtoi disa nga momentet më të bukura të Erandës me të ëmën, të cilat ajo i ka ndarë me miqtë e saj në ‘Instagram’. Eranda Libohova ishte e ftuar në studion e Rudina Magjistarit për të folur për projektin e saj të fundit ‘14’, por ajo zbuloi se së shpejti do të ketë një dedikim për të gjitha nënat shqiptare./revistawho.com