• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Era Istrefi publikon fotot nga koncerti në Tiranë, Noizy ka dy fjalë për të

Era Istrefi njihet për këngët dhe karrierën e suksesshme që prej kohësh ka kaluar përtej kufijve shqipfolës. Ajo është padyshim një nga artistet më të mira shqiptare, por edhe ndër më tërheqëset. Fotot e saj në ‘Instagram’ nuk kalojnë pa vëmendje dhe komentet janë nga më të ndryshmet. Pak orë më parë, Era ka publikuar disa foto nga prapaskenat e koncertit të saj para publikut të Tiranës që përkoi edhe me ditëlindjen e këngëtares më 4 korrik. E veshur bukur dhe duke pozuar më joshëse se kurrë, Era i ka bërë të gjithë të shkruajnë për të. Mes komenteve të shumta, ka rënë në sy ai i reperit Noizy, i cili ka shkruar: “E din vet ti”.

Kaq ka mjaftuar që të nisin supozimet për të kuptuar se çfarë ka dashur të thotë reperi. Deri tani, Era nuk ka dhënë një përgjigje, kështu që fjalët për raportin më shumë se shoqëror mes tyre mbeten të pavërtetuara. /revistawho.com