• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Eno Popi emocionon me dedikimin për nënën: Diku në parajsë ajo është duke qeshur

Rreth dy vite më parë Eno Popi mori një nga goditjet më të forta në ditëlindjen e tij. Pas një sëmundje të rëndë, nëna e moderatorit të njohur ndërroi jetë, duke lënë pas shumë dhimbje. Eno nuk është aktiv në rrjete sociale dhe nuk ka reaguar asnjëherë për këtë humbje të madhe. Ndërsa sot në ditën e gruas, që kanë kaluar shumë muaj që nga ndarja nga jeta e nënës së tij, Eno na emocionoi të gjithëve me një dedikim prekës. Ai ka publikuar në ‘Instastory’ një foto, në të cilën shihet duke puthur dorën e nënës, me mbishkrimin: “Diku në parajsë ajo është duke qeshur”.

Pavarësisht se vendin e nënës nuk mundet ta zëvendësojë askush, sot Eno ka dy femra që e bëjnë të lumtur, partnerja, Atena, dhe vajza e tij, Liv. /revistawho.com