• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Eni Çobani ka dy fjalë për të gjithë ata që merren me peshën e saj: Ndihem shumë…

Juristja e njohur Eni Çobani është duke kaluar disa ditë pushimi së bashku me familjen e saj.
Duket se disa fjalë apo komente të bëra për peshën e Enit e kanë bërë atë të reagojë nëpërmjet një statusi në ‘Instagram’. Midis të tjerave Çobani ka theksuar se ndihet shumë mirë me shëndetin e saj të cilin e konsideron si dhuratë nga zoti.


‘Sa më vjen për të qeshur me disa që merren akoma me sa peshojnë. Unë dua t’ju bëj një pyetje, mendjen e keni peshuar ndonjëherë sa ju rëndon? Atë shëndosheni sa më shumë, se duke tharë trupin po i thani të gjitha. Merruni me veten para se të merreni me të tjerët. Për të gjithë të interesuarit ndihem shumë mirë me këtë që zoti më ka falur, shëndetin’- ka shkruar Eni./revistawho.com