• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Eni Çobani e uron me këto fjalë Ardit Gjebrean për nisjen e sezonit të ri televiziv

Prej disa sezonesh është parë që Eni Çobani të shoqërojë kolegun e saj Ardi Gjebrea në rrugëtimin e programit të së dielës ‘E diela shqiptare’. Ata kanë treguar herë pas here me anë të postimeve të ndryshme se gëzojnë një miqësi shumë të mirë, ndërsa ditën e sotme Eni ka zgjedhur t’i urojë sezonin e ri televiziv me fjalët më të veçanta.
“Përpiquni të luftoni për të drejtat tuaja dhe jo për interesat tuaja. Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo. Sezon të mbarë miku im që di të thuash në vendin e duhur gjënë e duhur”, ka shkruar Çobani krah fotos ku shihet duke ecur në ambientet e ‘Tv Klan’ së bashku me Arditin.
Prej disa sezonesh Çobani ka qenë pjesë e programit të së dielës me rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ ku janë trajtuar problemet e përgjithshme që has aktualiteti ynë sot./revistawho.com