• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Eneda Tarifa zbulon surprizat, së shpejti bashkëpunim me dy artistët e njohur

Eneda Tarifa prej javës së kaluar ka nisur drejtimin e spektaklit për zbulimin e talenteve “Top Talent”. Ajo kishte kohë që nuk ngjitej në skenë si moderatore, por rikthimi i saj rezultoi mjaft i suksesshëm. Megjithatë ky angazhim duket se nuk do e pengojë të vazhdojë punën me muzikën. Së fundmi në një intervistë të improvizuar me një nga konkurrentët e “Top Talent”, Eneda ka premtuar se gjatë sezonit veror do të publikojë disa këngë. Ajo ka treguar se po punon për dy materiale me dy artistë shumë të njohur. Për njërin prej tyre ajo ka zgjedhur muzikantin dhe kompozitorin, Edmond Rrapi, i cili është edhe vëllai i Salsano Rrapit. Ndërsa për tjetrin këngëtarja ka zbuluar se po bashkëpunon me Flori Mumajesin. Eneda nuk ka zbuluar detaje të tjera, por me siguri këngët do rezultojnë të suksesshme. Kujtojmë se së fundmi Eneda Tarifa rrëmbeu çmimin “Interpretuesja më e mirë femër” në “Netët e klipit shqiptar”. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE