• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Eneda Tarifa kthehet e lodhur nga puna, por merr mesazhin më të bukur nga vajza e saj

Javën e kaluar nisi programi ‘Top Talent 2’, moderimi i të cilit këtë vit ju besua këngëtares së njohur për publikun, Eneda Tarifa. Kjo periudhë e ka gjetur Enedën shumë të ngarkuar për shkak të impenjimeve të shumta të saj në televizion, por pavarësisht kësaj duket se vogëlushja e saj kujdeset t’i dhurojë mamit momentet më të lumtura.

Tarifa ka publikuar në ‘Instastory’ një vizatim të vajzës së vogël, ku dallohet një zemër me ngjyra, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Kur vjen në shtëpi “e vdekur” nga puna dhe vajza të thotë: ‘Këtë e kam bërë për ty’”. Mesa duket pas kësaj dhurate çdo gjë ka marrë tjetër kuptim për Enedën pas një dite të lodhshme.

Kujtojmë se ditën e sotme është puntata e 2-të e programit, i cili sapo ka nisur në ekranin e ‘Top Channel’./revistawho.com