• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Endri Prifti: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”

Pak ditë më parë, kur Stefi reagoj me një kritikë ndaj kolegëve duke lartësuar figurën dhe këngën e të vëllait Endri, nga shumë u hamendësua se e gjithë kjo ishte një shfryrje ndaj fitores së Aurelës. Por gjërat nuk janë kështu,dhe kjo tani është mëse e qartë. Dy vëllezërit korçarë dhe fituesja e Kënga Magjike, janë bashkuar në një tavolinë dhe përshëndesin fansat duke ngritur dolli. Ndërkaq krahas fotos Endri ka zgjedhur t’i qartësoj fansat me një shkrim:

“Zonja , zonjusha dhe zoterinj te nderuar. Jane shkruar shume , jane thene shume dhe jane perfolur shume disa postimet tona ne fcb. Eshte nje shprehje popullore qe thote. Qente le te lehin , karvani ecen perpara. Kush do te paguaje faturen , ne sjemi kondra. Mos u zini o dreqer , eshte fund viti dhe jemi prane festave. Ju urojme te gjitheve shendet , dashuri dhe lumturi.” – shkruan Endri Prifti për ato që me sa duket i quan keqkuptime.