• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Enca ‘thyen’ rekordin e ‘Instagram-it’, e para këngëtare shqiptare që arrin 2 milionë ndjekës

Rreth tre vite më parë këngëtarja e njohur, Enca u bë shqiptarja e parë që arriti 1 milionë ndjekës në ‘Instagram’. Gjatë kësaj kohe këngëtarja ka pasur shumë arritje në karrierën e saj muzikore dhe ka sjellë për publikun këngë që kanë bërë shumë bujë në media. Me sa duket kjo gjë e ka bërë Encën edhe më të famshme dhe tani numri i ndjekësve të saj është shtuar. Ditën e sotme këngëtarja ka arritur 2 milionë ndjekës, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që arrin këtë shifër.

Megjithatë duket se misioni i saj nuk ka përfunduar me kaq. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ Enca ju  premton të gjithëve se ajo një ditë do arrijë 20 milionë dhe ata që tashmë e ndjekin do ndihen krenarë që kanë qenë me të që në hapat e para./revistawho.com