• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Enca thyen heshtjen, flet për Noizyn tre vite pas sherrit

Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Xing me Ermalin’. Ndër të tjera, ajo u bë pjesë e një loje, ku duhet të zgjidhte mes personazheve të njohur të ekranit për të gjetur mashkullin perfekt. Në një moment të lojës, Enca u vendos përballë një zgjedhje të vështirë mes reperit Noizy dhe këngëtarit Muharrem Ahmeti, me të cilin Haxhia ka realizuar edhe këngën e fundit. ‘Si mund të krahasosh një portret bardhë e zi me një me ngjyra? Normal që do zgjedh atë me ngjyra. Goca ju e dini që ne shquhemi për besnikëri ndaj atyre që janë besnik kështu që Muharremi e ka treguar veten’, u shpreh bukuroshja.

Kujtojmë që para tre vitesh, Enca pati një sherr shumë të diskutuar në media me Noizyn, me tw cilin vazhdon që edhe sot e kësaj dite të mos flasë ende. /revistawho.com