• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Enca shfaqet më e thjeshtë se kurrë dhe ka një koment për veten

Enca Haxhia njihet për suksesin në muzikë dhe stilin e veçantë që zgjedh. Ajo di si të fitojë vëmendje dhe të komentohet shumë edhe përtej muzikës. Edhe në profilin personal në ‘Instagram’, Enca është shumë e ndjekur, pasi aktualisht numëron 2 milionë ndjekës.

 

Pas muzikës, ‘Instagram-i’ është një nga mënyrat më të përdorura prej saj për të komunikuar me fansat. Pak orë më parë, ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet me kostum sportiv të thjeshtë dhe krahas njërës prej tyre ka shkruar një koment për veten e saj. “Me rroba sportive më duket vetja si ‘Enco”,-shkruan këngëtarja, duke nënkuptuar se i duket vetja si ‘djalë’.

Enca është shfaqur shumë rrallë e veshur sportive dhe kaq thjeshtë, pasi ajo i përket një stili më ekstravagant që i nxjerr në pah fizikun. Megjithatë edhe në këto foto nuk ka munguar pak nga origjinaliteti i saj. /revistawho.com