• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Enca e lë modestinë mënjanë: Kjo industri do ishte e mërzitshme pa mua

Pak ditë më parë Enca publikoi këngën “Hajde” në bashkëpunim me Muharrem Ahmeti. Pavarësisht se ky bashkëpunim erdhi i papritur, u prit mjaft mirë nga fansat e dy këngëtarëve. Në fakt në përgjithësi çdo këngë e Encës këtë vit ka rezultuar e suksesshme, pavarësisht se ajo ka realizuar gjatë një harku të shkurtër kohor 5 projekte të ndryshme. Përveç “Hajde”, këngëtarja ka publikuar “Dua”, “Rendez Vous”, “Kujt po i han” dhe “Balad”, për suksesin e të cilave Enca është shumë e lumtur. Madje të gjitha i përkasin zhanreve të ndryshme, prandaj ajo duhet vlerësuar si fillim për faktin që ka guxuar të eksperimentojë. Megjithatë Enca nuk ka pritur vlerësimet e të tjerëve, sepse e ka vlerësuar vetveten për gjithë këto arritje. Ajo ka publikuar në “Instastory” 5 këngët e saj dhe më pas ka shkruar: “Modestinë e lëmë mënjanë… Sinqerisht, falënderoni Zotin për mua, ose kjo industri do ishte e mërzitshme. Kam bërë muzikë ‘pop’, ‘reggaeton’, ‘rap’, ‘house’, baladë, tallava, të gjitha brenda një viti. Gjeni një tjetër artist, unë do pres”.

Megjithëse ka realizuar shumë projekte, Enca nuk ka ndërmend të ndalet, sepse tani duket më e frymëzuar se asnjëherë tjetër. /revistawho.com