• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Emocionon Vesa Luma, kujton të atin në ditën e veçantë

Vesa Luma gjithmonë ka treguar se një vend në zemrën e saj ka mbetur bosh pas ndarjes nga jeta të të atit. Këngëtarja ka shprehur hapur mungesën e babait të ndjerë dhe nuk harron që jo vetëm në momente të veçanta, por çdo ditë te jetës së saj ta kujtojë. Dy vite më parë Vesa i dedikoi një këngë të atit për ditëlindjen e tij, duke qenë se ai do të festonte 66-vjetorin e lindjes. Sërish pas dy vitesh, me të njëjtën këngë, Vesa ka kujtuar ditëlindjen e babait të saj. “Gëzuar ditëlindjen babi! Çdo ditë më mungon më shumë…U prehsh në paqe engjëlli im! Lutem në Zot përpara se unë të flej, të të përshëndesë…e të thotë se sot më mungon si asnjëherë”, – ka shkruar këngëtarja. Kujtojmë se kënga që Vesa i ka dedikuar të atit titullohet ‘Sa mall’ dhe këngëtarja ka treguar se nëpërmjet saj dëshiron të përçojë një mesazh tek të gjithë njerëzit që kanë humbur një person të dashur. /revistawho.com