• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Emocionohet këngëtari shqiptar, më në fund blen shtëpinë e tij të parë

Ardian Bujupi është një nga artistët shqiptarë që po korr sukses me këngët e tij, të cilat janë kthyer menjëherë në hite. Ai nuk është i njohur vetëm në vendin tonë, por edhe në Gjermani, aty ku është rritur dhe vazhdon të jetojë për vite me rradhë. Ardiani ka sjellë shumë bashkëpunime të suksesshme, qoftë me emra të njohur shqiptarë apo të huaj dhe duket se këngëtari i ka marrë frutet e punës së tij. Ditën e sotme, ai ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku shfaqet pranë një zotërie dhe shkruan: “Shtëpia ime e parë”. Blerja e tij e re duket se e ka emocionuar shumë Ardianin, por dhe kolegët e tij, të cilët nuk kanë hezituar ta përgëzojnë atë në komente. Kujtojmë se artistja e fundit shqiptare me të cilën ai ka sjellë bashkëpunim, ka qenë Xhensila Myrtezajin me këngën ‘Çika Çika’, një këngë që më pas e risolli si një ‘remix’ spanjoll me reperin e njohur, Farruko./revistawho.com

View this post on Instagram

Mein erstes Haus 🍾💥🏠 #wit #wil #rahat

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

CLOSE
CLOSE