• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Emina Cunmulaj shkurton flokët dhe duket tjetër njeri: Liria vjen në forma të ndryshme

Emina Cunmulaj ka paralajmëruar prej ditësh një ndryshim radikal në pamje. Filimisht ajo kërkoi ndihmën e ndjekësve dhe sugjerimet e tyre për profesionistë në prerjen e flokëve. Ditën e djeshme ajo na tregoi që më në fund po shkonte t’i priste flokët dhe rezultati u bë publik pak minuta më parë.

Emina ka shkurtuar flokët e gjatë dhe nga foto duket se prerja ngjason me modelet për meshkuj, por duken kaq bukur tek modelja. “Liria vjen në forma të ndryshme”,-ka shkruar ajo krahas fotos duke treguar kështu se e kishte shumë të nevojshëm këtë ndryshim.

Më herët Emina tregoi se flokët e gjatë e besdisnin shumë dhe ishte koha t’i priste, megjithëse vendimi nuk qe i lehtë. /revistawho.com