• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Emina Cunmulaj ndërmerr nismën speciale, zbulon pamje nga dita me fëmijët që nuk e kanë parë kurrë detin

Emina Cunmulaj është prej kohesh pjesë e rëndësishme e ‘Fundjavë Ndryshe’, fondacionit te bamirësisë ku ka rol drejtues bashkë me themeluesin, Arbër Hajdarin. Bukuroshja shqiptare ka ardhur në vendlindje për të vizituar familjen e saj dhe rikthimi sigurisht që nuk mund ta mbante larg bamirësisë, një mision që e ka ndërmarrë prej kohësh dhe i përkushtohet shpesh.

Ditën e sotme, bashkë me stafin e fondacionit, modelja ka shoqëruar një grup prej 27 fëmijësh për të kaluar një ditë pranë detit për herë të parë në jetën e tyre. Ka qenë vetë Emina ajo që ka publikuar disa momente nga dita e bukur për të vegjëlit, ku duket qartë lumturia që ata kanë ndjerë në ato pak orë pushimi. “27 fëmijë patën fatin të shohin detin për herë të parë në jetë e tyre”,-shkroi modelja krahas videove dhe fotove.

Emina ka premtuar disa ndryshime radikale për fëmijë dhe familje që janë në vështirësi çdo ditë. Prej ditësh, bukuroshja ka organizuar takime për të sensibilizuar sa më shumë persona që t’i bashkohen nismave të saj të bamirësisë. / revistawho.com