• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Emina Çunmulaj ndan me ndjekësit momentin më të veçantë, kërcen në mes të Greqisë me këngën shqiptare

Emina Çunmulaj prej pak kohësh po qëndron në një nga ishujt e Greqisë për të kaluar disa ditë pushime së bashku me familjen e saj. Mbrëmjen e sotme ajo ka treguar se ka shkuar për të darkuar në një restorant në Greqi dhe është habitur me një lloj tradite paksa të çuditshme. Të pranishmit në restorant thyenin pjatat, një metodë që përdoret për të tërhequr turistët. Por edhe vetë Emina ka prezantuar kulturën shqiptare në restorantin grek. Ajo ka publikuar një video, në të cilën shihet duke kërcyer me një këngë shqiptare në mes të Greqisë.

Më pas në kërcim asaj i bashkohet dhe një nga personeli  i restorantit dhe Emina duket se e ka shijuar vërtetë shumë këtë moment.

Në fakt kënga me të cilën ajo kërcen është mjaft e veçantë për ish-modelen, sepse është shkruar dhe kënduar posaçërisht për të. Ajo titullohet “Emina Emina” dhe këngëtari nga Tuzi, Nikollë Nikprelaj ja ka dedikuar shqiptares që është bërë shumë e njohur edhe jashtë botës. Emina nuk ka lënë rast pa treguar se është mjaft krenare për origjinën dhe nuk e ka pasur asnjëherë problem të flasë për të shkuarën e saj, përpara se të kishte fatin të bëhej pjesë e pasarelave të markave më të njohura në botë. /revistawho.com