• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Emina Cunmulaj dërgon vajzën në shkollë shqiptare, publikon momentet e bukura

Emina Cunmulaj është rikthyer në vendlindje siç bën herë pas here dhe shoqëruese ka vajzat e saj, të cilat siç duket po argëtohen shumë në fshat. Modelja e njohur ka vizituar të afërmit dhe prindërit bashkë me to, por  ajo që ka habitur është një detaj tjetër. E bija, Ella edhe në këto ditë pushimi ka frekuentuar çdo ditë shkollën. Bëhet fjalë për një shkollë shqiptare, ku e vogla argëtohet me bashkëmoshatarët e saj, por jo vetëm.

Ka qenë Emina ajo që ka zbuluar këtë detaj, me anë të disa videove ku shfaqet teksa i shkon fshehurazi për të parë çfarë bën. Momentet e ëmbla ajo i ka ndarë me të gjithë dhe gjithçka mbyllet me një vrapim të qeshur të Ellës kur sheh nënë e saj tek dera.

Kujtojmë se Emina jeton në Amerikë, por vajza e saj di shumë mirë gjuhën shqipe duke e bërë të lehtë për të që të krijojë miqësi edhe në vizitat në vendlindjen e së ëmës. /revistawho.com