• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Elvana thyen heshtjen: E dërrmuar dhe e vrarë, rikthehem për fansat e mi

Pas një mungese shumë të gjatë në ekrane, media dhe rrjete sociale, këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer. Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ‘Bllok’ ku rastësisht u gjend edhe këngëtarja e njohur, e pas atij momenti gjithçka u lidh me figurën e saj, Elvana u largua nga Shqipëria. Tashmë ajo ka vendosur të rikthehet në skenë, për ata që e kanë dashur dhe e duan.

“Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që më duhet t’i them dy fjalë, pasi u detyrohem shumë të gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke me ofruar mbështetjen e tyre… kolegë, miq, të afërm dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi. Po… kam kaluar një periudhe shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë, fjalë… edhe më shumë se sa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë… Kurrë në jetën time si kam dashur keq askujt…ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh veç lumturi, kudo ku kemi qenë bashkë, në çdo koncert e çdo video që ju keni publikuar me këngët e mia. Nuk e kam aspak të lehtë, por ju kam ju… e do vazhdoj të bëj atë për të cilën më keni dhuruar kaq shumë dashuri në më shumë se 10 vjet e pa të cilën nuk di a mund te jetoj”,-ka shkruar ajo në një postim në ‘Instagram’ të publikuar vetëm pak minuta më parë.

Me këto fjalë, Elvana ka zgjedhur të tregojë se do vazhdojë të këndojë dhe do të rikthehet në skenë për fansat e saj dhe për dashurinë për muzikën. Do vazhdojë të dhurojë emocione si dikur!/revistawho.com